Vitaminat C dhe E mbrojnë muskujt



Vitamina C dhe ajo E është treguar se pengojnë dëmtimin e muskujve
Dy studime të ndryshme kanë përcjellë ndikimin e konsumimit të ushqimit të pasur me vitaminë C dhe E në efektin e muskujve gjatë aktiviteteve aerobike,
Hulumtimi është realizuar në 64 sportistë të stërvitur të cilët janë ndarë në katër grupe dhe për një periudhë katër javore kanë konsumuar:

- Vitaminë C, 250 mg/d;
- Vitaminë E, 400 IU/d;
- Vitaminë C dhe Vitaminë E
- Placebo.

Rezultatet e studimit kanë treguar se në grupet të cilat kanë konsumuar vitaminë C dhe vitaminë E ka ardhur te ulja e markerëve të stresit oksidues, të cilët ndikojnë në dëmtimin e muskujve gjatë aktivitetit fizik.
Autorët e studimit kanë ardhur në përfundim se suplementët e pasur me vitamina kanë rol të rëndësishëm në uljen e dëmtimeve muskulore gjatë aktivitetit fizik aerobik./mjeku/

Google+ Followers