Sallata ruse

Versioni origjinal i sallatës më të famshme ruse në fakt është shpikur nga një belg. Më 1860-n, Lucien Olivier, kreu i kuzhinës në restorantin më luksoz të Moskës në atë kohë, e kreu gatimin që është shumë i thjeshtë për t’u përgatitur dhe veçanërisht i shijshëm për shkak të kombinimit dimëror
Në fillim të shekullit të njëzetë, një ndihmës i Olivierit, Ivan Ivanov, tentoi ta vjedhë recetën. Ndërsa kuzhinieri po përgatiste salcën e tij në vetmi një natë, siç e kishte zakon, Olivieri u thërrit papritur për një urgjencë….
Një variant i përgatitur në shtëpi përmban patate të ziera, bizele, lakër, proshutë, karota, vaj ulliri, uthull, mustardë dhe krem të athët, zbukuruar me ullinj të zinj. Përgjatë shekullit të njëzetë, varietete të recetës nëpër restorante përfshinin gjithmonë jo vetëm zarzavate, por edhe gjuhë viçi, salsiçe, në disa raste karkaleca deti etj.

Origjina e gatimit lindor që pushtoi Shqipërinë


Në ditët e fundit të vitit të kaluar, në një supermarket në Tiranë u dha njoftimi se majoneza cilësore kishte mbaruar, si rrallëherë. Ishte një tregues që thotë se në fakt, sallata ruse vijon të mbetet gatim i preferuar i shqiptarëve për natën e ndërrimit të viteve, pavarësisht se varianti shqiptar është disi më i varfër sesa ai origjinal.
Sallata ruse nuk ka dyshim se ka hyrë në Shqipëri gjatë kohës së miqësisë shqiptaro-sovjetike (1948-1962), një periudhë gjatë së cilës ndikimi i Bashkimit Sovjetik në Shqipëri ishte i gjithanshëm, nga ekonomia te legjislacioni, kultura, stili i veshjeve dhe në fund, gastronomia.
Sallata ruse në origjinë njihet si sallata Olivier. Ajo është popullore edhe në vendet e tjera të Europës Lindore, në Iran dhe Izrael. Mes shumë komuniteteve rusishtfolëse nëpër botë, kjo është sallata që, njësoj si në Shqipëri, shërbehet natën e ndërrimit të vitit krahas gjelit të detit dhe shoqërohet zakonisht me shampanjë.
Versioni origjinal i sallatës më të famshme ruse në fakt është shpikur nga një belg. Më 1860-n, Lucien Olivier, kreu i kuzhinës në restorantin më luksoz të Moskës në atë kohë, e kreu gatimin që është shumë i thjeshtë për t’u përgatitur dhe veçanërisht i shijshëm për shkak të kombinimit dimëror. Restoranti ku u shpik fillimisht quhej Hermitage. Sallata u bë shumë e pëlqyer nga klientët e rregullt të këtij restoranti dhe shpejt u bë edhe gatimi themelor i restorantit.
Receta ekzakte, veçanërisht ajo e salcës, që sot është zëvendësuar me majonezë të rëndomtë, u mbajt sekret nga kuzhinieri. Por vetë sallata në atë kohë përmbante mish zogjsh të egër, gjuhë viçi, haviar, lakër, karavidhe, patë të tymosur etj., krahas zarzavateve dimërore si patatet dhe turshitë, tipike për një vend të ftohtë si Rusia. Lloji i mishit të përdorur ndryshonte sipas stinës.
Salca origjinale e Olivierit ishte një lloj majoneze e përgatitur me uthull franceze rrushi, mustardë dhe vaj ulliri francez nga krahina e Provencës. Vetëm se receta ekzakte mbetet e panjohur dhe shpikësi e mori me vete në varr.
Në fillim të shekullit të njëzetë, një ndihmës i Olivierit, Ivan Ivanov, tentoi ta vjedhë recetën. Ndërsa kuzhinieri po përgatiste salcën e tij në vetmi një natë, siç e kishte zakon, Olivieri u thërrit papritur për një urgjencë. Duke përfituar nga rasti, Ivanov hyri në kuzhinën private dhe dalloi të gjithë përbërësit, duke i lejuar vetes të përshkruante një recetë të përafërt me atë që gjendej vetëm në kokën e Olivierit. Vjedhësi u largua nga puna dhe shkoi të punonte në një restorant tjetër, pak më të thjeshtë, ku në mënyrë të dyshimtë filloi të shërbejë një sallatë të ngjashme me emrin “Sallata kryeqytet”. Por shumë besonin se salca e tij ishte me cilësi më të ulët se sa ajo origjinale dhe se “i mungonte diçka”.
Por Ivanov ia shiti recetën më vonë shtëpive të ndryshme botuese, gjë që ndihmoi në popullarizimin e saj. Në vitin 1905, restoranti Hermitage në Moskë u mbyll dhe kuzhinieri u largua nga Rusia, por sallatës vijoi t’i mbetej emri i tij.
Një nga recetat e para të publikuara në vitin 1894 fliste për një gjysmë grose (zog i egër i Euroazisë), dy patate, një kastravec të vogël 3-4 gjethe lakre, 3 karavidhe të mëdha, xhelatinë, koper, 3-5 ullinj dhe 11 lugë majonezë e përgatitur me vaj ulliri, mustardë e uthull.
Siç ndodh shpesh me shumë receta që bëhen popullore, ingredientët që qenë të rrallë, të shtrenjtë apo sezonalë, u zëvendësuan gradualisht me ingredientë më të lirë dhe më lehtësisht të gjetshëm.
Në Rusinë e postrevolucionit, mishi i shpendit të egër u zëvendësua me salsiçe, karavidhet u zëvendësuan me vezë të ziera fort, kastraveci i njomë u zëvendësua me kastravec turshi, ndërsa ullinjtë u zëvendësuan me bizele.
Një variant i përgatitur në shtëpi përmban patate të ziera, bizele, lakër, proshutë, karota, vaj ulliri, uthull, mustardë dhe krem të athët, zbukuruar me ullinj të zinj. Përgjatë shekullit të njëzetë, varietete të recetës nëpër restorante përfshinin gjithmonë jo vetëm zarzavate, por edhe gjuhë viçi, salsiçe, në disa raste karkaleca deti etj.
Në variantin modern që përdoret në Rusi, sallata përbëhet nga zarzavate të ziera të përziera me majonezë dhe që shoqërojnë një salsiçe të madhe. Në raste të tjera, salsiçja zëvendësohet me pulë të tymosur dhe njihet si sallata Stoliçni.
Në Shqipëri duket se ka hyrë varianti më i lirë i mundshëm i sallatës ruse, pasi në përgjithësi shqiptarët përdorin groshë, patate, karota, bizele, lakra, domate e kastravecë turshi dhe majonezë, por në përgjithësi e bëjnë pa mish.
Në të gjitha vendet e lindjes, përfshirë edhe Rusinë, ky është gatimi tradicional i darkës së Vitit të Ri. Popullariteti i saj nuk është pakësuar. Shumë rusë besojnë se disa elemente janë bazë e pazëvendësueshme si groshë, kastravecë turshi, patate, vezë, kastravecë të freskët dhe ndonjë lloj mishi, disa elemente të reja konsiderohen si të dëmshme për traditën. Një nga këto elemente është karota.
Kjo sallatë është popullore në Bullgari e Serbi, ku mban po këtë emër, si dhe në Greqi, ku gjendet në menytë e shumë restoranteve. Varianti bullgar përgjithësisht përmban patate, karota, bizele, turshi dhe ndonjë lloj sallami apo proshute, ndërsa varianti i Greqisë në përgjithësi nuk përmban mish.

Google+ Followers