30 sëmundjet që iu prekin në stinën e verës, si të ruhemi dhe ti kurojmë

Nga goditjet astmatike, tensioni i lartë,tromboza,zemra, infarkti, helmimet, koliti e shumë të tjera. 




Stina e verës ka filluar e të gjithë, kush më shumë e kush më pak kemi pasur ndjesinë për të qenë në breg të detit, për të shijuar dallgët e furinë e dallgëve, për të shijuar rrezet e diellit. Është e vërtetë që është një nga periudhat më të parapëlqyera për njeriun, megjithatë, edhe kjo stinë ka ndikimet e veta në shëndetin e njerëzve, e veçanërisht problemet që lidhen me ndryshimet klimatike që ndodhin gjatë kësaj periudhe. Është e njohur prej të gjithëve se gjendja shëndetësore e popullsisë në përgjithësi varet shumë nga ndryshimet fizike të mjedisit atmosferik, pra ndotjes së këtij mjedisi, pa nënvlerësuar edhe faktorët e tjerë me ndikim. Shmangia e vetive fizike të ambientit nga kornizat normale ka për pasojë një numër më të madh të sëmundjeve, ose ndikon në shfaqjen e patologjive të ndryshme. Kjo fillimisht si pasojë e reagimit të organizmit të njeriut ndaj hyrjes së substancave të jashtme në brendi të tij. Në situata të këtilla organizmi reagon ndaj këtyre substancave dhe bëhet i ndjeshëm ndaj tyre. Dikujt i bie të fikët, një tjetrit i dhemb gjoksi, dikush ka të dridhura, diku është bërë një aksident, pra të gjitha këto situata kërkojnë ndihmën urgjente mjekësore. Në suplementin e kësaj fundjave në gazetën “Tirana Observer” do të keni mundësinë të lexoni këshilla për plot 30 sëmundje që prekin shëndetin tonë gjatë stinës së nxehtë të verës si dhe mënyrën e trajtimit të tyre si: Goditjet astmatike, tensioni i lartë i gjakut, tromboza, zemra, infarkti, qarkullimi i gjakut, hemorragjia cerebrale, helmimet ushqimore, migrena e shumë të tjera. Këshillat parandaluese dhe simptomat për secilën sëmundje e shumë të tjera do mund t’i gjeni në suplementin e sotëm në gazetën “Tirana Observer”.
Stina e verës
Kur flasim për stinën e verës, flasim për një nga periudhat më të parapëlqyera për njeriun, megjithatë, edhe kjo stinë ka ndikimet e veta në shëndetin e njerëzve, e veçanërisht problemet që lidhen me ndryshimet klimatike që ndodhin gjatë kësaj periudhe. Kjo stinë mund të jetë shkak për një numër të madh sëmundjesh. Një “sulm” i dytë i tyre bën që reagimi i organizmit të jetë më i shpejtë dhe më i fortë. Në këtë rast kemi të bëjmë ose me një funksion mbrojtës duke formuar bazën e rezistencës së organizmit ose me një funksion të dëmshëm që shkakton shfaqjen e ndonjë sëmundjeje. Në vendet e industrializuara ekziston një rritje e shpeshtësisë së këtyre sëmundjeve që në fakt janë reagim i organizmit ndaj ndryshimeve në ambient. Niveli i tyre është më i lartë në zonat urbane se në ato rurale apo ato më me lartësi mbidetare më të lartë. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një ndikim të dukshëm të ndotjes së ambientit në intensitetin e shfaqjes së sëmundjeve të këtilla të njohura si alergji. Dikujt i bie të fikët, një tjetrit i dhemb gjoksi, dikush ka të dridhura, diku është bërë një aksident, pra të gjitha këto situata kërkojnë ndihmën urgjente mjekësore.

Këshilla për të qenë në formë gjithë verën
Vera imponon rregulla të forta edhe për linjat e trupit. Nga njëra anë joshin ushqimet kalorike, nga ana tjetër rrobat e banjës kërkojnë trup të bukur dhe të rregullt. Por si mund të realizohet diçka e tillë?

Ja rregullat që vendosin dietologët për këtë sezon të nxehtë:

-Përpiquni të ruani të njëjtin racion ditor. Mund të tregoheni maniak, vetëm pas lëngjeve dhe frutave

-Pini sa më shumë ujë natyral apo të gazuar. Këshillohet dhe pak limon ose mente, sipas preferencës

-Përdorni sa më shumë sallata të freskëta me perimet e stinës, veçse përdorni sa më pak vaj

-Në restorant, porosisni peshk ose mish me garniturë perimesh dhe në vend të makaronave merrni fruta deti

-Hani sa më shumë fruta, por mos e privoni veten dhe nga akulloret

-Lëvizni sa më shumë, bëni sa më shumë shëtitje, not dhe aktivitet fizik.

-Mos i lini pas dore lëngjet. Uji është ndihmësi më i mirë për t´i shpëtuar vapës, sepse vera është stina që than më tepër lëngjet e trupit

-Pini sa më shumë edhe lëngje të tjera natyrale (qumësht, çaj, lëng supe)

-Shmangni ushqimet e rënda dhe hani sa më shumë perime, sallata dhe fruta. Lajini me kujdes

-Dilni sa më pak në diell mes orëve 10.00-16.00. Është mirë që të sëmurët me tension, fëmijët dhe të moshuarit të mos dalin fare jashtë në këto orare

-Mbani sa më shpesh kapele dhe syze dielli

-Vishni rroba të lehta dhe të pambukta, që t’ju pinë djersën

Si të mbrohemi nga temperaturat e larta
Të mos dilet jashtë në periudhën nga ora 10:00 deri 17:00 pa nevojë, ndërsa rekomandohet që njerëzit të lëvizin vetëm në orët e mbrëmjes.Gjatë këtyre temperaturave tropikale shmangen aktivitete të rënda, duke përshirë sportin, veçanërisht në periudhën më të nxehtë të ditës.Të vishen veshje të lehta dhe me ngjyra të hapua, syze dielli dhe kapele në kokë. Gjatë qëndrimit të domosdoshëm në të hapur, rekomandohen pushime më të shpeshta nën hije.Të pihen së paku dy litra lëngje dhe ato ujë jo të gazuar, ujë mineral, lëngje, çaj dhe supë. Ndalohet rreptësisht konsumimi i ushqimeve me yndyrë dhe ëmbëlsirave.Qytetarët duhet t’u shmangen pijeve alkoolike, pijeve që përmbajnë kafeinë, pijeve tepër të ftohta;Shpesh të kontrollohet tensioni i gjakut dhe menjëherë të vizitohet mjeku në qoftë se paraqitet dhimbje koke, mundime ose humbet sasi më e madhe e ujit nga organizimi.
Rekomandohet që vozitësit të cilët duhet të bëjnë relacione më të gjata të nisin në mëngjes, ose në orët e pasdites.Rekomandohet që fëmijët, të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna të qëndrojnë më shumë në hapësira të mbyllura, të klimatizuara, ndërsa obligimet e domosdoshme t`i kryejnë deri në orën 10 të mëngjesit, ose pasdite pas orës 17:00.Veçanërisht të disiplinuar duhet të jenë të sëmurët kronikë e sidomos ata me sëmundje të zemrës, neurologjike, të sëmurët me diabet, të sëmurët me sëmundje të mushkërive të bardha dhe të tjera. Për të gjitha ndryshimet në gjendjen shëndetësore është e domosdoshme të konsultohen me mjekun amë.

Sëmundjet verore dhe trajtimi

1. Goditjet astmatike
Temperaturat e larta janë të rrezikshme për ata që marrin frymë me vështirësi, pasi ato e thajnë ajrin dhe e ashpërsojnë atë. Të gjithë ata që vuajnë prej kësaj sëmundjeje, sapo vjen stina e verës, nisin njëkohësisht edhe stinën e “vuajtjeve” të tyre. Prandaj, ekspertët japin këshillën kryesore ndaj këtyre pacientëve, që të mos dalin në asnjë mënyrë gjatë pikut të vapës në stinën e nxehtë të verës. Pasi ata rrezikohen të pësojnë atake të forta astmatike, të cilat mund t’i çojnë edhe drejt vdekjes. Studiuesit kanë arritur në përfundimin se shkalla e lartë e lagështirës, shkakton probleme të mëdha në rrugët e frymëmarrjes si edhe në lëngjet e kockave. Viruset respiratore bëhen edhe më agresive në temperatura të larta. Astma bronkiale është një sëmundje alergjike e bronkeve dhe rrugëve të frymëmarrjes. Në pjesën më të madhe, në gati 80 për qind të rasteve, shkaqet përgjegjëse për shfaqjen e sëmundjes ndodhen në ajër dhe përcaktohen me anë të provave të alergjisë. Në një pjesë të vogël, gati në 20 për qind, sëmundja nuk ka shkaktarë përgjegjës të dukshëm. Por mund të ndodhë që faktorë shkaktarë të ndodhura në mjedisin e jashtëm ta shpërthejnë për herë të parë dhe ta ngacmojnë vazhdimisht sëmundjen gjatë ecurisë së saj në mënyrë të vazhdueshme. Përveç kësaj, të gjitha astmat bronkiale janë të njëjta për sa i përket mekanizmave që janë përgjegjës për ndryshimet që ndodhin në epitelin bronkial (mukozën që mbështjell bronket). Si rezultat, të gjitha astmat bronkiale janë sëmundje alergjike të rrugëve të frymëmarrjes. Shkaktarët alergjikë në ajër më të shpeshtë janë mikroorganizmat, që ndodhen te pluhurat e shtëpisë dhe polenet e ndryshme. Por ajo mund të shkaktohet dhe nga substanca të ndryshme të prejardhura nga kafshët shtëpiake, mykrat e ambienteve të brendshme, por dhe të jashtme, alergjenët e tjerë që gjenden te ilaçet dhe ushqimet, viruset e ndryshme që kapin rrugët e frymëmarrjes (të ftohurat e zakonshme). Në faktorët e jashtëm futen dhe cilësia e ajrit si: lagështia, presioni atmosferik, tymrat dhe ndotësit e ndryshëm, faktorë këta që zënë një peshë të rëndësishme në rëndimin e gjendjes shëndetësore të astmatikëve.

Këshilla parandaluese
1. Mbajini fëmijët në vende të ajrosura mirë
2. Eliminoni lagështirën, sidomos në dhomat e gjumit
3. Eliminoni ambientet e pa ajrosura mirë dhe me myk
4. Ushqeni me gji fëmijët, të paktën deri në moshën 1 vjeç
5. Shmangni sterilitetin e tepruar në rritjen e fëmijëve
6. Shmangni mbipërdorimin e detergjenteve
7. Shmangni përdorimin e ushqimeve që përmbajnë alergjentë
8. Shmangni ekspozimin ndaj poleneve të luleve
9. Gratë shtatzëna nuk duhet të qëndrojnë në ambiente me tym duhani
10. Fëmijët e vegjël nuk duhet të qëndrojnë në ambiente ku pihet duhan
11. Ndjekja te mjeku specialist dhe zbatimi me përpikmëri i rekomandimeve të tij

2. Dehidratimi
Dehidratimi i organizmit ndodh atëherë kur trupi nuk merr lëngje të mjaftueshme. Në stinën e verës si pasojë e temperaturave të larta pothuajse të gjithë njerëzit janë të rrezikuar nga dehidratimi. Azilet për shembull, janë të detyruara të mbajnë një enë me ujë të ftohtë pranë krevatit të çdo pacienti. Megjithatë, mund të ketë probleme të tilla si: nuk jepen lëngje të mjaftueshme, ose pacienti nuk mundet ose nuk do të pijë lëngje, ose i duhet ndihmë. Nëse një i moshuar nuk pi lëngje aq sa duhet, ai mund të dehidratohet. Si rrjedhim ai mund të këtë infeksion, pështjellim, dhe/ose plage në trup. Shenjat janë: gojë tepër të thatë, lëkurë tepër të thatë, sy të futur thellë, gjuhë të trashur, pështjellim të pashpjegueshëm dhe/ose përgjumje të pashpjegueshme. Shumica e ekspertëve këshillojnë të pini të paktën 8-10 gota ujë në ditë nëse peshoni 75 kg. Për çdo 11 kile mbipeshë, duhet të shtoni një gotë uji. Pini më shumë nëse jetoni në klime të nxehtë ose nëse lëvizni shumë. Nëse hani fibër me shumicë (bukë, drithëra, etj.), duhet gjithashtu që të pini më shumë ujë. Shpesh, uji thirret “elementi ushqyes i harruar”. Pas ajrit, megjithëse shumë rrallë i njihet merita, uji është elementi më i rëndësishëm jetësor për shëndetin dhe jetën e njeriut. Mund të jetojmë pa ushqim për pothuajse dy muaj, nëse kemi shëndet të plotë, por mund të rrojmë vetëm pak ditë pa ujë. Uji përçon elementet ushqyes nga ushqimet që hamë si edhe mineralet që drejtojnë rrugën e këtyre elementeve, oksigjen në qelizat trupore, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturës trupore me anë të djersës. Njeriu humb përafërsisht 2-3 litra ujë në ditë nëpërmjet shkarkimit të mbeturinave trupore dhe djersës. Veshkat duhet të shkarkojnë të paktën 280 miligram në ditë për të pastruar trupin nga mbeturinat helmuese. Kur veshkat shkarkojnë acidin urik dhe urenë, dy lëndë helmuese, këto janë të shkrira në ujë.
Nëse ju nuk pini ujë të mjaftueshëm, mbeturinat nuk pastrohen si duhet dhe mund të krijojnë gurë në veshka.

Ujë i pamjaftueshëm
Nëse nuk pini sasinë e duhur të ujit për të plotësuar nevojat tuaja trupore ju mund të keni këto pasoja:

-Probleme tretjeje
-Lëkure të thate dhe zë të ngjirur
-Ngadalësim të organeve trupore
-Probleme me mbajtjen e ujit
-Dhimbje muskujsh
-Dhimbje kyçesh
-Rritje e toksinave (helmeve) në trup
-Metabolizëm i dobët i yndyrave të trupit
-Dhjamë të tepërt
-Muskuj të dobët dhe formë të keqe trupore
-Kapsllëk të përhershëm

3. Tensioni i lartë i gjakut
Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje, që bëhet mjaft serioze gjatë stinës së verës. Me rritjen e temperaturës, sistemi kardiovaskular është i pari që preket, pasi aorta dhe venat e tjera ngushtohen dhe shkaktojnë probleme me shëndetin. Hipertensioni është një prej sëmundjeve shumë të rrezikshme gjatë periudhës së verës. Edhe më serioze sëmundja bëhet te personat që paralelisht vuajnë edhe nga sëmundje të tjera kronike. Për të gjithë këta të sëmurë shumë e rëndësishme është shmangia e ekspozimit në diell gjatë pikut të vapës, pasi mund të pësojnë infarkte ose kriza të rënda, që çojnë në humbjen e jetës. Për të lehtësuar disi këtë problem, mjekësia popullore vjen në ndihmë me kurat e përftuara nga bimët natyrore. Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Hipertensioni arterial është ngritja e presionit në enët e gjakut. Shenjat e sëmundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, në fazat fillestare, lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet me shifra të ngritura. Me zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes shfaqen dhimbjet e kokës, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit si dhe dobësi e përgjithshme. Thellimi i gjendjes së hipertensionit mund të sjellë edhe ndryshime në zemër, e cila fillon të zgjerohet. Kjo sëmundje nganjëherë shoqërohet me arteriosklerozën e enëve të gjakut, që nuk lë pa prekur enët koronare që ushqejnë zemrën, ngushtimi i të cilave shkakton dhembje në zonën e zemrës, vështirësi në frymëmarrje gjatë sforcimit fizik. Në të gjitha këto sëmundje të shkaktuara nga hipertensioni, lëngu i limonit jep rezultate shumë të mira, ndaj dhe mjekët popullorë këshillojnë që kjo agrume të konsumohet sa më shpesh për parandalimin e tyre. Ekspozimi në diell në orët më të nxehta gjatë ditës, i personave që vuajnë nga hipertensioni dhe në veçanti i atyre që përveç saj vuajnë edhe nga sëmundje të zemrës, mund të shtojë rrezikun e krizave dhe të infarktit.

Simptomat
Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumë ndërlikime, por në raste të tensionit të lartë paraqet këto simptoma:

-Dhimbje koke
-Marramendje
-Dhimbje dhe ndjenje rëndese në gjoks
-Pagjumësi
-Urinim i shpeshtë
-Etje e madhe
-Dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri.
-Rekomandime
-Humbisni peshën e tepërt
-Shëtisni
-Lini duhanin
-Kontrolloni stresin
-Mbani regjim të rregullt ushqimor
-Preferoni frutat dhe zarzavatet
-Rregulloni temperaturën e shtëpisë

4. Tromboza
Temperaturat e lartë gjatë stinës së verës bëhen shkak për shfaqjen e trombozave dhe ishemive. Për të parandaluar rrezikun e goditjeve nga dielli duhet të kihen parasysh rregullat dhe këshillat kryesore që japin mjekët. Ndërkohë që më të rrezikuarit nga temperaturat e larta janë të moshuarit, sidomos ata që kanë probleme me zemrën dhe fëmijët. Mjekët rekomandojnë të pini sa më shumë lëngje për të shmangur dehidratimin e organizmit, e për rrjedhojë, për të luftuar trombozat. Këshilla mbërrin nga kirurgët e shoqërisë italiane të kirurgjisë vaskulare dhe endovaskulare, që shpjegojnë se si me anë të djersës arrihet një përqendrim më i madh i rruazave të kuqe të gjakut dhe të trombociteve, duke shtuar rrezikun për shfaqjen e trombozave dhe ishemive te personat e predispozuar. “Patologjitë e vjetra zakonisht përkufizoheshin si ‘inspissatio sanguinis’”,- shpjegon Domenico Palombo, kirurg vaskular dhe predisent i Sicve. Sipas tij, te personat e predispozuar kjo gjendje favorizonte zhvillimin e trombozave venoze dhe arteriale. Faktorët predispozues përfaqësohen nga disa sëmundje hematologjike, si shtimi i trombociteve dhe ai i rruazave të kuqe të gjakut, për të kaluar te problemet që shfaqen me koagulimin, konjunktivitet e shkaktuar nga sëmundjet e imunitetit dhe tumorale. Në veçanti, trombozat arteriale janë më të fshehura. Janë të shumtë studimet që mbështesin rolin e “inspissatio sanguinis” në shfaqjen e këtyre trombozave. Kjo është arsyeja që gjatë kësaj periudhe të vitit kërkohet një kujdes i jashtëzakonshëm për parandalimin e këtyre problemeve. Nga analizimi i të dhënave të mbledhura nga rastet klinike të paraqitura ndër vite, ka rezultuar se ekziston një lidhje e ngushtë mes nxehtësisë dhe shtimit të numrit të rasteve me këtë patologji.

Rregullat antitrombozë
-Pini vazhdimisht ujë, deri në 2 litra në ditë, në mënyrë që të arrini ta bëni gjakun më fluid

-Nëse djersini shumë, përdorni përbërës të kripës

-Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta

-Mos praktikoni aktivitete fizike intensive, sidomos nëse dielli është i nxehtë

-Mos e teproni me ushqime dhe preferoni perimet, frutat dhe brumërat

-Për personat e predispozuar këshillohet përdorimi i antikoagulantëve, por gjithmonë nën rekomandimin e mjekut specialist

5. Zemra
Problemet me zemrën mund të jenë shkaktarë kryesorë të vdekjeve në femra dhe meshkuj, por ju nuk keni pse te trembeni duke e pranuar si një risk tuajin. Edhe pse nuk mund të keni fuqinë të ndryshoni disa faktorë rriskues si historia e familjes, mosha dhe raca, ju keni gjithmonë në dorë të jetoni me stil. Shmangni dëmtimet në zemër, duke lënë duhanin, bëni ushtrime rregullisht dhe hani ushqime të shëndetshme. Ja pesë strategjitë nga mund t’ia nisni: Mos pini duhan! Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet. Cilësia e cigareve nuk të jep siguri. Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj rriskues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët. Femrat që pinë duhan janë shumë herë më të rriskuar se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç. Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë: Ushtrimet e rregullta fizike të kombinuara me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër. Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit. Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithëra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni fasulet dhe thjerrëzat në vend të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardiologët. Ruani peshën normale. Mbipesha është e rrezikshme. Bëni rregullisht ekzaminime. Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën. Ekzaminimet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni.

6. Infarkti
Mbi 25 për qind të njerëzve që vdesin nga sulmi në zemër, nuk kanë simptoma paralajmëruese, siç është dhimbja e gjoksit. Nuk mund të mbështetemi në mendimin se, “nëse kam sulm në zemër, mjekët do të më shpëtojnë dhe do të më japin barna, sepse disa njerëz nuk arrijnë në spital, vdesin në shtëpi”. Për këtë arsye, parandalimi duhet të fillojë herët. Infarktet në zemër ndodhin kur një ose më shumë arterie të zemrës bllokohen, duke zvogëluar ose ndërprerë rrjedhën e gjakut që të arrijë në një pjesë të caktuar të muskulit të zemrës. Ato zakonisht paraprihen nga formacionet e depozitimit të yndyrave ose pllakave yndyrore brenda murit të arterieve, duke bërë që të formohen mpiksjet e gjakut (trombët) të cilat e mbyllin arterien. Nëse furnizimi me gjak ndërpritet disa minuta, pason vdekja. Një prej veprimeve që duhet të bëni për ta parandaluar sulmin në zemër është ndryshimi i ushqimit.

Duhet të merrni të gjitha ushqimet, por dominues duhet të jetë ushqimi vegjetarian, i përbërë nga pemët dhe perimet e freskëta, të cilat përmbajnë vitamina dhe minerale.
Merrni një lugë vaj ulliri në ditë bashkë me sallatë dhe përdorni më shpesh mishin e peshkut, i cili përmban acide të shumta yndyrore omega-3, që zvogëlojnë kolesterolin dhe si rrjedhojë, edhe rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.Disa vezë në javë nuk janë të ndaluara. Edhe mishi lejohet, por pa dhjam dhe në sasi më të vogël. Po ashtu mund të merren në sasi jo të tepërt edhe arrat, bajamet, lajthitë dhe shqemet, por në kokrra të plota. Kontrollimi i porcionit do të ndihmojë që të keni në dorë peshën tuaj. Kur të gatuani mos hidhni gjysmën e orizit në tenxhere, por duhet ta matni atë. Shmangni lëngjet e ftohta dhe ushqimet e kripura. Nëse mund të braktisni disa kafshime, keni krijuar barrierë ndërmjet jush edhe ushqimit. Jeni të ngopur, por nuk jeni aq sa të keni nevojë të shkopsitni pantallonat.

7. Qarkullimi i gjakut
Lëng i kuq në vena i domosdoshëm për jetën tek njerëzit dhe kafshët e rendit më të lartë që mbart oksigjen, lëndët ushqyese etj. përbrenda trupit dhe mban në marrëdhënie me njëri-tjetrin qelizat aktive dhe indet e trupit; ndonjëherë quhet kështu edhe lëngu me funksion të ngjashëm tek kafshët e rendit më të ulët. Lidhja e vazhdueshme që mundëson gjaku midis qelizave aktive dhe indeve të trupit furnizon indet me energji dhe lejon daljen e materialeve te padobishme, përfshirë acidin karbonik, të cila kalojnë nga indet ne gjak. Normalisht zbret çdo 24 orë përafërsisht dy deri tre litra lëngje në zorrë nga ushqimi dhe pijet. Përveç kësaj krijohen çdo 24 orë gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomaku, pankreasi, tëmthi dhe zorra e hollë. Pjesa më e madhe e lëngjeve thithet nga muri i zorrës thellë në zorrën e hollë dhe kalon pastaj në gjak. Pirja e një deri në dy gota uji esëll në mëngjes është kuruese, sepse te gjitha helmet që janë formuar natën ne gjak pastrohen. Sekrecionet e shumë gjëndrave të trupit kalojnë nëpërmjet gjakut në indet e ndryshme që janë të destinuar të influencojnë. Gjithashtu qarkullimi i gjakut luan rol themelor në mbajtjen konstante të temperaturës së trupit në pjesë të ndryshme të tij. Nga neuropërcjellësi katekolaminë varet kontrolli i trysnisë së gjakut. Gjaku është me ngjyre te kuqe, viskoz, opak, alkalin (në reaksion) e me një erë të dobët por karakteristike. Përbëhet nga një likuid transparent, ngjyrë të verdhë të hapur i quajtur plazma ose liquor sanguinis, në të cilin ”notojnë” një numër i pafund qelizash apo trupëzash, qelizat e bardha dhe të kuqe e plateletet e gjakut.

8. Dhimbja e gjoksit
Çdo person me moshë 40 vjeç e lart, që ankohet për dhimbje gjoksi duhet të kërkojë ndihmën mjekësore, sepse këto dhimbje mund të kenë origjinë nga sëmundje të zemrës që përbëjnë dhe një urgjencë mjekësore të padiskutueshme, neurologjike (nervore), dhimbje të muskulaturës (mialgji), për shkak të sëmundjeve të mushkërive. Dhimbjet e gjoksit, të shkaktuara nga sëmundje të zemrës kanë këto karakteristika: shtypëse, shpuese, gërryese, shtrënguese.
Ato gjithashtu shoqërohen me shenja dytësore si: ndjenjën e frikës, djersë trupore, zbehje. Kohëzgjatja e dhimbjes mund të jetë 2-10 minuta, por mund të jetë edhe më e zgjatur, me ndërprerje ose jo. Masat që duhet të merrni në këtë rast është të bëni pushim absolut, duke ndërprerë çdo lloj aktiviteti, qoftë fizik apo mendor. Angina është një dhimbje gjoksi ose një shqetësim i cili ndodh kur muskuli i zemrës nuk merr mjaftueshëm gjak. Angina mund të ndihet si një dhimbje shtrënguese në kraharor. Dhimbja mundet, gjithashtu, të ndodhë ose të përhapet edhe në shpatulla, krahë, qafë, grykë ose në shpinë. Shumë njerëz me angina pektoris kanë sëmundje të arterieve koronare, me ngushtim të arterieve si rrjedhojë e aterosklerozës. Kur arteriet janë ngushtuar rrjedhja e gjakut për në zemër reduktohet. Format më të shpeshta të angines janë angina e qendrueshme dhe ajo e paqëndrueshme. Një formë më pak e hasur është angina që është quajtur angina variant (e luhatshme). Angina e qëndrueshme është dhimbja e gjoksit apo shqetësimi i cili ndodh kur zemra është duke punuar më shumë se zakonisht. Dhimbja e anginës së qëndrueshme kalon kur personi qëndron, qetësohet, apo merr medikamentin për anginën. Ilaçet e anginës, siç janë nitritet, ndihmojnë në zgjerimin dhe qetësimin e arterieve. Në këtë mënyrë mund të shkojë më shumë gjak për në zemër. Angina e paqëndrueshme është një gjendje shumë e rrezikshme e cila kërkon një trajtim urgjent. Angina e paqëndrueshme është një shenjë që tregon se infarkti i miakordit mund të ndodhë shpejt. Angina e paqëndrueshme mund të ndodhë pa shtim të aktivitetit fizik. Kjo anginë nuk lehtësohet nga të qëndruarit në qetësi ose mjekimi. Angina variant shkaktohet nga një spazëm në një arterie koronare. Spazma shkakton ngushtim të mureve të arterieve. Ky ngushtim i arterieve pakëson ose ndalon rrjedhjen e gjakut për në zemër. Diagnostikostikimi i anginës bazohet në anamnezën personale, familjare egzaminimin fizik dhe rezultatet e testeve të ndryshme kryesisht EKG-së. Kur ilaçet dhe ndryshimi i stilit të jetës nuk e kontrollojnë anginën, atëherë mund të nevojiten procedura të posaçme. Angioplastika dhe byipass-i i arterieve koronare janë dy procedurat më të zakonshme që përdoren për të trajtuar

faqe 19

9. Hemorragjia cerebrale

Në kushtet normale djersa që nxjerrim gjatë motit të nxehtë na mban të freskët kur ajo avullohet nga sipërfaqja e lëkurës. Megjithatë, në ditët jashtëzakonisht të nxehta, ose kur e ushtrojmë trupin më shumë se ç’duhet, ky sistem mund të mos funksionojë dhe temperaturat e trupit mund të rriten në nivele shumë të rrezikshme. Kjo çon në hemorragji cerebrale. Gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje koke, marrje mendsh, ngërç të muskujve, por mund të ketë dhe rrezik për jetën. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme kur simptomat shfaqen shumë shpejt, nëse ne nuk u kushtojmë vëmendje shenjave më të hershme, dhe me shumë pak paralajmërim. Njihet ndryshe nga populli edhe me fjalët i ra pika ose i plasi gjaku në tru. Kryesisht ndodh në moshat mbi 60 vjeç, por njihen raste edhe në moshat e reja. Shenjat kryesore që i sëmuri paraqet janë: nuk flet (nuk mund të shqiptoj dot asnjë fjalë), ose nuk i kuptohen fjalët (belbëzon); Nuk lëviz gjymtyrët (dorën ose këmbën); Tërheqja e muskujve të fytyrës të asaj ane që nuk lëviz dorën ose këmbën; Urinon dhe defekton në mënyrë të pavullnetshme; Të dridhura të pjesshme ose në të gjithë trupin; Të vjella. Në këtë situatë nëse i sëmuri ka të vjella është mirë që të bëhet kthimi i kokës në anën e majtë me qëllim që të mos bllokohen rrugët e frymëmarrjes dhe të hiqen protezat kur ato janë. Kur i sëmuri ankon për të vjella, dhimbje koke, të dridhura, ç’rregullime të tensionit dhe të ritmit të zemrës, duhet patjetër të bëjë vizitë mjekësore për ti paraprirë paralizës. Të kontrollohet rregullisht tensioni tek të sëmurët me tension të lartë sidomos tek ata me trashëgimi familjare të sëmundjes dhe të mos abuzohet me mjekimin. Një mjekim i rregullt i tensionit të lartë të gjakut dhe i çrregullimeve të ritmit të zemrës do të parandalonte një situatë të tillë.

10. Diabeti

Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së sekretuar nga pankreasi. Janë dy gjendje që mund të shkaktohen nga diabeti i sheqerit, hiperglicemia (niveli i lartë i glukozës) dhe hipoglicemia (niveli, i ultë i glukozës). Terapia e ilaçeve mund të parandalojë përparimin e mëtejshëm të diabetit tek miliona njerëz, të cilët kanë një stad të lart të rrezikshmërisë të sëmundjes, shumë studime sugjerojnë mënyrat e duhura për ta. Gati 5 për qind e popullsisë së botës është e sëmurë me diabet, dhe gati 7 për qind janë paradiabetikë. Kjo lloj sëmundje zhvillohet zakonisht në moshë madhore dhe tek pacientët, të cilët kanë nivel të lartë të sheqerit në gjak, sepse qelizat e tyre janë bërë rezistente ndaj insulinës, hormoni që stabilizon ngritjen e sheqerit në gjak. Në Evropë, 8.4 për qind e moshës madhore të popullsisë janë diabetikë dhe 60 milionë janë paradiabetikë. Pas një sërë studimesh dhe testimesh të kryera në pacientë në mbarë botën, rezulton se të sëmurët me diabet kanë më shumë mundësi dhe janë më të ekspozuar se një njeri i shëndetshëm, të preken nga një sëmundje e dytë, e cila përgjithësisht është shumë e kushtueshme për t’u kuruar, ku mund të përmenden sëmundjet e ndryshme të zemrës apo dëmtime të veshkës.

Simptomat
-Pacienti ha shumë
-Pi shumë ujë
-Urinon shpesh
-Humbet peshë
Mund të ketë kriza të ketocidozës diabetike

Ja disa këshilla kundër diabetit
Ecni sa më shumë, për shembull duke shkuar më këmbë në shkollë
Hani në mënyrë të shëndetshme e duke pirë sa më pak lëngje frutash të konservuara, pasi ato kanë shumë sheqer
Qëndroni sa më pak ulur para televizorit, kompjuterit apo video-lojërave
Bëni aktivitet të rregullt fizik dhe duke fjetur sa më shumë
Hani medoemos mëngjes

11. Të fikëtit
Gjendja e të fikëtit ose Lipotomia karakterizohet nga humbja e papritur e vetëdijes. Arsyeja e shfaqjes së saj është ulja e presionit të gjakut, për shkak të zgjerimit të enëve periferike, me pasojë uljen e presionit të gjakut dhe mosfurnizimin sa duhet me gjak i trurit. Gjendja e të fikëtit mund të parandalohet nëse me shfaqjen e shenjave të para: marrje mendsh, djersë të ftohta, probleme me shikimin dhe tharje të gojës, pacienti qëndron shtrirë, merr lëngje dhe qëndron në vende të freskëta. Lipotimia është ulja e tensionit të gjakut në shifra poshtë 60 mmHg. Shkaqet janë: sëmundjet e gjakut, sëmundjet e zemrës, stresi nervor. Ndërsa shenjat janë: djersë në të gjithë trupin, dobësi e menjëhershme sa i sëmuri gati rrëzohet, humbje e ngjyrës së lëkurës etj. Në këto raste i sëmuri duhet të shtrihet dhe ti ngrihen këmbët më lartë se sa koka duke i vendosur disa jastëkë ose duke përdorur diçka tjetër për momentin. Në qoftë se i sëmuri fillon ta marri veten mund ti bëni një kafe. Mjekët këshillojnë konsumimin e sa më shumë lëngjeve pa përmbajtje kafeine, alkooli dhe sheqeri; qëndrimin në ambiente me ajër të kondicionuar; banja të shpeshta me ujë të vakët; veshje me rroba të lehta me ngjyra të hapura dhe daljen në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Shqetësimet e para të vapës shfaqen menjëherë pas ekspozimit në diell të kokës dhe qafës, kur janë të pambrojtura, duke shkaktuar sipas mjekëve, dhimbje koke shumë të forta, skuqje të fytyrës, dhimbje të syve, humbje ndjenjash, konvulsione, shqetësime nervore dhe jo rrallë vdekjen.

Këshillat
-Evitimi i daljeve në orët e pikut, këtu duhet pasur parasysh 10 paradite deri në 15-16 pasdite
-Përdorimi i lëngjeve, i ujit në radhë të parë dhe i lëngjeve që vjen nga frutat e freskëta
-Po kështu është më se i nevojshëm edhe përdorimi i perimeve të stinës
-Të eliminohet përdorimi i lëngjeve që përmbajnë sheqer dhe kafeinë
-Ndërsa për sa i përket ushqimit duhet të eliminohen yndyrat dhe të konsumohen perimet
-Të tregohet kujdes me higjienën nevojitet rritja e saj
-Nevojitet shmangia e mjediseve të ndotura
-Është e domosdoshme evitimi i ujit të depozitave

12. Goditja nga dielli
Kjo është gjendja më e rëndë që mund të shfaqet dhe përbën një rast urgjent. Kjo ndodh kur aftësitë fiziologjike, të termorregullimit nuk përballojnë rritjen e madhe të temperaturës trupore. Në këto kushte mund të ndodh që organizmi të mos reagojë dhe të çojë deri humbje të vetëdijes dhe probleme më serioze për jetën. Në këto raste kërkohet trajtim në spital, por në pritje i sëmuri duhet të freskohet i sëmuri, të lirohet nga rrobat, të freskohet më ujë të freskët, si dhe të vendosen akull ose rroba të lagura më ujë të ftohët në pulse. Goditja nga dielli shfaqet menjëherë ose pas ekspozimit në diell të kokës dhe qafës kur këto janë të pambrojtura Shenjat janë: dhimbje koke shumë të fortë, skuqja e fytyrës, të vjella, humbja e ndjenjave, të dridhura. Të prekurit duhet të largohen nga qëndrimi në diell, duhen vënë kompresa të ftohta në ballë dhe kyçe dhe nevojitet pushim absolut në vend të freskët.
Shenjat e goditjes nga dielli
Dhimbje koke shumë të forta, skuqje të fytyrës, dhimbje të syve dhe humbje ndjenjash, konvulsione, eksitim nervor, jo rrallë ndodh vdekja
Trajtimi
Bëhet largimi i menjëhershëm i të goditurit nga dielli dhe vendoset në një vend me hije, të freskët dhe të ajrosur. I vendosen kompresa të ftohta në kokë, fytyrë dhe në qafë, i jepet të pijë lëngje të freskëta.
Parandalimi
Të mbrohet koka me kapele si dhe të evitohen qëndrime për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit, sidomos në orët e nxehta të ditës
Këshilla për të moshuarit
-Të evitohen qëndrimet në ambientin e jashtëm në periudhën më të nxehtë të ditës
-Të bëhen shëtitje në ajër të pastër dhe në vende me gjelbërim në periudhën më të freskët të ditës
-Të përdoren kapele për të mbrojtur kokën dhe qafën
-Të përdoret dietë ushqimore me zarzavate të përpunuar mirë termikisht (të gatuara me vaj misri ose ulliri)
-Të evitohet përdorimi i yndyrave shtazore (gjalpë, dhjamë) dhe kripës së tepërt
-Të përdoren lëngje (ujë higjenikisht i pastër, lëngje frutash të freskëta, supa)
-Për të moshuarit nuk rekomandohen banjo dielli, por frekuentimi i vendeve malore
-Të eliminojnë udhëtimet e gjata
-Të përdorin produkte ushqimore të kontrolluara higjenikisht
-Të bëjnë kontroll periodik tek mjeku dhe të përdorin mjekimin e rekomanduar

13. Neuroza
Si rezultat i rritjes së problemeve sociale (stresit) është shtuar shpeshtësia edhe e një sëmundjeje që quhet neurozë. Kjo sëmundje nuk njeh moshë dhe quhet si një ankth ose stres nervor. Ajo vjen si rezultat i një mbingarkese nervore ose emocionale. Më të predispozuar për këtë sëmundje janë njerëzit e ndjeshëm ndaj faktorëve sociale (puna, shoqëria dhe familja). Kjo sëmundje ka prirje të bëhet kronike. Në qoftë se një pjesëtar i familjes suaj, kryesisht moshat e reja, paraqet në mënyrë të papritur, të menjëhershme, por edhe në mënyrë graduale këto shenja:
mpirjen e gjymtyrëve(duarve dhe kokës) ose gishtave, të dridhura, shtangim ose ngrirje të fytyrës, duarve, gishtërinjve, trupit, marrje fryme, dhimbje gjoksi, të rrahura të shpeshta të zemrës, prirje për të mos folur e përgjigjur ndaj pyetjeve, ankim, ka raste pa bazë, për dhimbje koke, pagjumësi ose shikim ëndrrash të frikshme ai vuan nga neoruza. Në këto situata mund të matni tensionin arterial, mos krijoni situata dramatike, mundësisht me të sëmurin duhet të qëndrojë vetëm një person dhe familjarët e tjerë të largohen nga dhoma, pasi sa më shumë njerëz të grumbullohen aq më shumë zgjat kriza. Prania e shumë personave nuk e ndihmon të sëmurin përkundrazi e keqëson krizën. Në qoftë se shenjat e mësipërme nuk janë shoqëruese të ndonjë sëmundje tjetër të vërtet si për shembull: epilepsi, diabet etj. atëherë kemi të bëjmë me atë që quhet neurozë (stres nervor), që vjen nga shkaqe të ndryshme sociale. Përpiquni që të minimizoni sa më shumë problemet sociale, faktori kryesor në shërimin e neurozës.

14. Reumatizma
Sëmundjet reumatike fillojnë vonë të mjekohen, por sipas mjekëve kjo sëmundje nuk duhet të neglizhohet për të parandaluar përkeqësimin e saj. Ekspertët kanë njoftuar se personat me sëmundje reumatike zakonisht e fillojnë mjekimin shumë vonë, ndërsa nganjëherë kjo është arsye e mos njohjes së sëmundjes. Personat me ënjtje të dhimbshme të njërës ose disa nyjave, duhet ta vizitojnë reumatologun në afat kohor prej gjashtë javësh nga paraqitja e simptomave. Po i njëjti rekomandim i kushtohet edhe atyre të cilët kanë nyje të shtangura për së paku gjysmë ore pas zgjimit nga gjumi në mëngjes. Sipas rezultateve të disa hulumtimeve të fundit, vetëm 64 për qind e pacientëve të sëmurë nga artriti reumatoid mjekohen në mënyrë të rregullt, ndërsa pjesa tjetër nuk i përcjellin rekomandimet mjekësore dhe nuk e përdorin terapinë më rregull.

15. Artriti reumatik
Artriti reumatik shoqërohet me inflamim të kyçeve, në mënyrë të tillë që kur i prek i ndjen të ënjtura dhe të dhembin. Vetë kyçet mund të dhembin pa i prekur dhe mund të kesh vështirësi kur t’i lëvizësh. Megjithatë inflamacioni i kyçeve është simptomë tipike. Ajo ndryshon te njerëz të ndryshëm. Te disa dhimbjet vijnë e ikin, te disa janë të vazhdueshme dhe mund të rriten me avancimin e sëmundjes. Me avancimin e sëmundjes shfaqen disa simptoma të ngjashme me ato të gripit. I sëmuri ndjehet i dobët, nuk ka oreks dhe mund të shoqërohet edhe me ngritjen e temperaturës. Gjatë kësaj periudhe delikate i sëmuri pëson humbje në peshë dhe bëhet anemik. Një në çdo pesë pacientë ka gunga të vogla nën lëkurë tek bërrylat ose në pjesë të tjera të trupit. Venat varikoze trashëgohen brez pas brezi dhe ato nuk mund të eliminohen plotësisht. Në rast se personi ka punë të rëndë, ose mban pesha të rënda gjatë ditës, rishfaqja e damarëve është e shpejtë, madje edhe në të njëjtat vende, ku mund të jetë kryer ndërhyrja kirurgjikale. Kryesisht ato zhvillohen në moshën 20 deri 30-vjeçare, pas kësaj moshe shfaqja e variceve është më e vogël. Specialistët rekomandojnë që këmbët të trajtohen çdo ditë me xhel freskues të masazhohen nga specialistë herë pas here dhe të trajtohen me medikamente të ndryshme sipas porosive të mjekëve. Trajtimet ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme. Sëmundja e variçeve është e trashëgueshme. Madje ajo kalon nga brezi në brez dhe në këtë rast shfaqja e simptomave dhe shenjave të para nis që në adoleshencë, pikërisht në kohën kur trupi i njeriut nis të ndryshojë. Kjo sëmundje nuk “kursen” as meshkujt, madje sipas specialistëve, ata kanë edhe dhimbje më të mëdha se femrat dhe në shumicën e rasteve të operuarit meshkuj mbajnë rekord. Për të parandaluar këtë fenomen është e rëndësishme që fëmijët të dërgohen herë pas herë tek specialistët, në mënyrë që ai të këshillojë edhe veprimet e duhura që duhet të ndiqen. Në rast se venat shfaqen, ato nuk mund të hiqen plotësisht përveçse të trajtohen herë pas here. Mjekët ua rekomandojnë xhelin freskues të gjithë personave që ende nuk kanë probleme me variçet, por që e dinë që në familjen e tyre ka plot raste të tilla.

16. Dhimbjet e kokës
Në ditët e përditshme të jetës dhimbja e kokës është një nga sëmundjet që përballemi më shpesh. Në verë koha e nxehtë, alkooli i tepërt që pihet, gjithë lodhja e palarguar e dimër-verës, pakësim i oksigjenit, ankesa nga grykët, hundët, veshët, tensioni i lartë, dhimbjet e mesit dhe gjymtyrëve shfaqin dhimbje të kokës në këto ditë të nxehta vere. Në të gjithë vendet e botes me recetë dhe pa recetë përdorimi i ilaçeve ndërpret dhimbjet. Si çdo funksion i ilaçeve për sëmundje të tjera dhe aspirina ndikon nq uljen e temperaturës dhe largimit të dhimbjes së kokës. Por aspirina nuk duhet përdorur në çdo dhimbje koke sidomos në këto dhimbje që sjell koha e nxehtë e kësaj stine. Dhimbja e kokës si funksion i vetëm sjell me të bashkë dhe sëmundje të tjera. Në ditët e nxehta shfaqet e tepërta të dhimbjes së kokës rrjedhin si pasojë e migrenës, nxehtësia e kohës, rritja e tensionit. Tensioni i lartë është një sëmundje sistematike dhe ndikon shumë në dhimbjet e kokës. Në orët kur koha është shumë e nxehtë duhet treguar kujdes duke qëndruar në vende të mbyllura (hije). Sidomos për fëmijët dhe të moshuarit është shumë e domosdoshme.
Pirja e ujit të pijshëm rregullisht. Personat që vuajnë nga tensioni dhe migrena duhet ti pinë ilaçet në kohën e caktuar dhe gjithashtu duhet të kalojnë në një kontroll rutinë. Duhet të marrin shpesh mendime nga kirurgët. Personat që vuajnë nga diabeti, që kanë probleme me ushqimin, personat e shëndoshë, femrat shtatzënë, të sëmurët që vuajnë nga zemra, përdoruesit e drogës dhe personat që kanë qëndruar për një kohë të gjatë nën dritën e diellit (në të nxehtë) janë persona që u shfaqet më
shpesh dhimbja e kokës.
Këshilla
Duhet treguar kujdes për pirjen e të paktën 2 litrave ujë në ditë
Në kohë dreke duhet qëndruar në vende të mbyllura (me hije)
Duhet të visheni me rroba të holla të pambukta
Duhet të përdorni kapele dhe ombrellë

17. Sinusiti
Shpesh çdo dhimbje koke trajtohet thjesht me një aspirinë dhe sapo dhimbja kalon, ashtu bie edhe interesimi për diagnostikimin e saktë të saj. Dhe dhimbjet e kokës kanë shkaktarë të shumtë, duke filluar nga ftohja, sinusiti e deri tek dhimbjet e forta të migrenës. Diagnostikimi i saktë ka shumë rëndësi, pasi vetëm kështu mjekët mund të ndërhyjnë në kohën e duhur për parandalimin e keqësimit të gjendjes shëndetësore. Pas diagnostikimit të saktë, ilaçi më i mirë kundër simptomave të sinusitit është provuar të jetë ai i grupit të ilaçeve triptan, që e largojnë menjëherë dhimbjen e kokës, por njëkohësisht shkaktojnë marrje mendsh. Sinusiti është një infiamacion akut ose kronik i një nga hapësirave(seno)të pranë hundës. Sipas vendndodhjes dallojmë 4 lloje sinusitesh: Sinusit të maxiles; sinusit të frontales; sinusit të etmoidales; sinusit të sfenoidales. Sipas përhapjes sëmundja mund të jetë mono ose bilaterale. Kur infiamacioni kap më shumë hapësira(seni), quhet Polisinozit. Nga ana klinike këto konsiderohen si bllokime të këtyre hapësirave duke mos lejuar daljen e lëngut që formohet gjatë infektimit që quhet Essadato (me një përbërje proteinike, i pasur me mukopolisakarid dhe qelizave ematike). Por mund t’i kemi edhe të llojit me formim ose jo të “puss” (material me linfocite të vdekura).

Këshilla
-Evitoni diellin në pikun e vapës
-Mbani gjithmonë syze edhe në dimër edhe në verë
-Përdorni sa më shumë ushqime me fibra për të evituar sinuzitin
-Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe
-Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit
-Për t’u qetësuar qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur dhe në errësirë për të paktën 30 minuta.

18. Migrena
Migrena është dhembje koke periodike në lidhje të ngushtë me ndryshimin e shtypjes së ajrit. Migrena identifikohet sipas dhembjeve pulsive pas syve apo në ballë, të shoqëruar me mundime, ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërave, e ndonjëherë edhe dështimi i fushës së të parit. Për të zbutur dhembjen, do t’ju ndihmojnë analgjetikët nga grupi i ergotaminave apo antireumatikëve josteroidë, ndërkaq tretmani i akupunkturës do të zbusë dhe ulë intensitetin e dhimbjes së kokës. Migrena shpesh është e lidhur edhe me ushqimin, p.sh. konsumimi i alkoolit, çokollatës dhe të disa llojeve të djathërave të yndyrshëm. Prandaj, shmanguni alkoolit dhe prodhimeve të tilla ushqimore, aq më parë kur shkaktohen ndryshime të motit dhe të shtypjes së ajrit.Migrena është një sëmundje neurologjike me dhimbje pulsative të kokës e shoqëruar me nause, vjellje, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe ndaj aromave. Sëmundja fillon me simptomë prodromale, gjysmë deri një orë para dhimbjes së kokës, me eufori, depresion, lodhje, puls të shpejtuar, anoreksi. Pastaj vijon dhimbja e fortë e kokës në të shumtën e rasteve vetëm nga njëra anë, por jo gjithnjë. Gjatë aktiviteteve trupore keqësohen simptomat. Shpesh shoqërohet dhimbja e kokës me nause, vjellje, fotofobi dhe fonofobi. Faktorët të cilët ndikojnë dhe shkaktojnë dhimbje koke janë: stresi, ndryshimi i bioritmit, mungesa e gjumit, ushqimi (djathi, çokollata, çaji, bananet, lajthia, arra, bajamja), alkooli, droga, ndryshimi atmosferik si dhe ndryshimi hormonal tek femrat. Mendohet se migrena shkaktohet nga çlirimi i një substance kimike të quajtur serotoninë ose 5HT në gjak, që shkakton ndryshime në enët e gjakut në tru. Se çfarë ndodh me saktësi është ende e paqartë, por një numër shkaqesh janë identifikuar, të cilat ndryshojnë nga personi në person. Në më të shumtën e rasteve ndodh një kombinimin faktorësh që çojnë në krizë, ku mund të përfshihen faktorë ushqyes si çokollata, fruti i portokallit, limoni, brumërat, djathërat, alkooli (veçanërisht vera e kuqe), kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime të përpunuara.

19. Helmimet ushqimore
Stina e verës dhe temperaturat e larta që e shoqërojnë atë, shtojnë rastet e helmimeve ushqimore. Pasojat janë dehidrim deri në toksikacione të shkallës së rëndë, shpesh serioze dhe për jetën e pacientit. Sëmundjet diarreike akute shkaktohen nga agjentë patogjenë, si baktere, viruse ose protozoarë dhe mund të zhvillohen si shqetësime të lehta të zorrëve e deri në sëmundje të rrufeshme, që vënë në rrezik jetën. Dekadat e fundit është arritur veçimi i agjentëve etiologjikë specifikë dhe numri i tyre vjen duke u shtuar. Disa nga shkaktarët e sëmundjeve diarreike dhe helmimeve ushqimore janë disa mikrobe dhe viruse. (Të tilla janë escherichia coli enterotoksigjene, clostridium perfingensm staphylococus aureusm. Viruset coxsackie, viruset echo dhe rotaviruset, etj). Shkaktarët ndodhen në ajër, ujë dhe ushqime të kontaminuara, kafshë shtëpiake dhe të egra bartëse të këtyre mikrobeve, njerëz të sëmurë, ose bartës të tyre. Insektet mund të jetë transportues pasivë, sidomos për viruset. Periudha më e favorshme për përhapjen e tyre është stina e verës dhe sidomos periudha korrik-tetor.
Këto lloj infeksionesh gati gjithmonë merren nga goja, zakonisht nga gëlltitja e ushqimit ose pijeve të helmuara. Çdo prodhim ushqimor është një burim potencial për infektimin e njeriut. Trajtimi është i lidhur ngushtë me stadin e sëmundjes dhe llojin e mikrobit. Zëvendësimi i lëngjeve dhe kripërave minerale është kushti i parë. Në format e lehta dhe kur nuk ka të vjella, marrja bëhet nga goja. Në format më të rënda, me temperaturë, të vjella të shumta, diarre dhe dhimbje barku, mjekimi bëhet intravenoz me perfuzione (serume) që mund të arrijnë disa litra në 24 orë, elektrolit, kortikoid dhe antibiotikë. Duhet theksuar që jo çdo helmim kërkon përdorim antibiotikësh. Antibiotikët e përdorur pa kriter mund të zgjasin dekursin e sëmundjes. Vera e kuqe është aleate kundër helmimeve, që shkaktohen si nga bimët ashtu dhe nga mishrat. E vetmja mënyrë për të parandaluar helmimet ushqimore është zbatimi i rregullave higjienike dhe teknologjike në përgatitjen e ushqimit. Mbrojtësja më e rëndësishme është higjiena vetjake. Duhet të tregohet mjaft kujdes në restorante, fast-foode dhe në konsumimin apo përgatitjen e prodhimeve të detit.

20. Faringitet
Lëngjet e ftohta, kondicionerët, mikrobet e ndryshme që qarkullojnë në këtë periudhë janë këta disa nga shkaktarët e shfaqjes së problemeve me faringitet gjatë stinës së verës. Mjekët tërheqin vëmendjen që me shfaqjen e shqetësimeve të para të drejtoheni te specialisti, sepse mostrajtimi në kohë mund të shfaqë ndërlikime serioze. Po. Rënia e rezistencës së imunitetit, korrentet e ajrit, konsumimi i pijeve të ftohta, apo qëndrimi nën kondicioner apo ventilator, ndikojnë në acarimin e faringiteve, por dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Faktorë për acarimin e faringiteve janë dhe mikrobet dhe viruset e ndryshme, që temperaturat e larta u krijojnë terren të përshtatshëm, për t’u shumuar dhe shndërruar në patogjen për organizmin. Natyrisht ulja e rezistencës së mukozave te personat e predispozuar bën që të shfaqen të tilla probleme. Natyrisht janë ato grupmosha që kanë sistem imunitar të dobët, për këtë arsye fëmijët janë kontingjent më i rriskuar dhe më i prekur nga faringitet. (fëmijët e moshave 2-6-10 vjeç). Ka raste që janë forma akute, por dhe raste riakutizimi të formave kronike, që kur krijohen kushte të përshtatshme rishfaqin simptomat. Shenja kryesore është dhimbja e fytit, ndryshime të timbrit të zërit (ngjirje të zërit), këputje trupore. Fëmijët e vegjël mund të mos pranojnë ushqimin, për shkak të dhimbjes së fytit. Në disa raste, si në ato me natyrë virale apo mikrobiale mund të shfaqet temperatura që është zakonisht jo shumë e lartë (subfebrile 37.5-38 gradë). Parandalimi është kompleks. Ai përfshin kujdes në ruajtjen e një ambienti me lagështi dhe temperaturë të përshtatshme. Po ashtu duhet treguar vëmendje në mënyrën e veshjes, duhet kujdes në qëndrimin në ambiente me ajër të kondicionuar. Por ashtu rekomandohet një ushqim i pasur me vitamina dhe kripëra minerale, që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.
Këshilla
-Kujdes në ruajtjen e lagështirës së ajrit në ambientin ku jetoni
ajrosje e ambientit ku qëndroni
-Pini sa më shumë lëngje dhe konsumoni ushqime të pasura me vitamina
-Tregoni kujdes në mënyrën e veshjes
shmangni korrentet e ajrit
-Qëndroni larg kondicionerëve apo ventilatorëve
-Konsultohuni me mjekun specialist për çdo shqetësim

21. Ftohja e stomakut
Stina e verës me temperaturat e larta që e shoqërojnë dhe higjiena jo e mirë, shton rrezikon për shfaqjen e gastro-enteriteve virale sezonal. Mjekët tërheqin vëmendjen që çdo rast të trajtohet me kujdes, sepse mund të jenë ngjitëse dhe të krijojnë formën e një epidemie. Gastro-enteriti është inflamacioni i aparatit tretës që përfshin: stomakun, zorrët e holla dhe ato të trasha. Prandaj shpesh kjo konsiderohet si “ftohje stomaku”. Kjo sëmundje mund të shfaqet në çdo periudhë të vitit, por gjatë sezonit të temperaturave të larta merr formën e një epidemie. Arsyeja e numrit të lartë të rasteve shpjegohet me faktin që temperaturat e larta krijojnë terren të përshtatshëm për zhvillimin e mikrobeve që shndërrohen në patogjene për aparatin tretës. Po ashtu mungesa e kushteve higjieno-dietetike krijon terren për shfaqjen e gastro-enteriteve me natyrë joinflamatore. Shkaqet e gastro-enteritit mund të jenë të ndryshme. Kryesisht ato kanë shkaqe virale, bakteriale (E.coli, slamonela, shigella, etj.), parazitare (lambia) dhe ushqimore. Gastro-enteriti viral i sezonit është ngjitës. Viruset që e shkaktojnë atë përhapen nëpërmjet kontaktit me persona të infektuar. Njerëzit mund të infektohen nëpërmjet ushqimeve dhe pijeve ose ujit të kontaminuar. tani që është periudha e plazhit, shpesh nuk respektohen kushtet higjieno-dietetike dhe ushqimi shndërrohet në këtë mënyrë burim i gastro-enteriteve.Nuk ka grupmosha më të riskuara, çdokush mund të infektohet, por disa viruse prekin një grup specifik moshe. Megjithatë fëmijët, të moshuarit dhe personat që kanë një sistem imunitar të dobët sigurisht janë “viktimat” e para të gastro-enteriteve. Hapi i parë në trajtimin e gastro-enteritive virale është parandalimi i humbjeve serioze të lëngjeve (dehidrimi).
Simptomat
-diarre e ujshme
-të vjella
-dhimbje koke
-ethe
-krampe abddominale (dhimbje stomaku)
-këputje trupi
temperaturë
-mungesë oreksi
-dhimbje gjymtyrësh dhe muskujsh

22. Koliti
Gjatë stinës së verës mund të ndodh rishfaqja e problemeve me kolitin spastik. Koliti spastik ose sindroma e zorrës së irrituar është ndër patologjitë më të shpeshta që haset rëndom në punën e përditshme të mjekëve gastroenterologë. Kjo sëmundje përfaqëson një çrregullim të mirëfilltë të motorikës normale të zorrës, si pasojë e gjendjeve emocionale, dietës (intolerancës ndaj disa ushqimeve si ushqimeve të skuqura, alkoolit, qumështit, çokollatave, lëngut të domates, kafesë etj.), hormoneve të tubit tretës, toksinave të mikrobeve të ndryshme. Stresi emocional, sipas specialistëve, është një ndër faktorët kryesorë që shkakton tek personat që vuajnë nga koliti në fazën akute të sëmundjes kontraksione të zorrës, 10 herë më të fuqishme se në personat e shëndoshë. Përdorimi pa kriter i kondicionerit, temperaturat e larta dhe mbi të gjitha ndryshimi i mënyrës së ushqyerjes ndikojnë në shfaqjen e problemeve të kolitit spastik. Mjekët rekomandojnë që personat që vuajnë nga këto probleme të ndjekin një stil jete të shëndetshme, të shmangin abuzimet me ushqimet dhe korrentet e ajrit për të shmangur rishfaqjen e shenjave të kolitit spastik. Sipas mjekëve, shpeshherë gjatë kësaj stine janë të shpeshta rastet e acarimit të simptomave. Arsyeja qëndron te klima, mënyra e ushqyerjes dhe gjendja psikologjike, të cilat mendohet të jenë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shfaqjen e kësaj patologjie. Kështu korrentet e ajrit, abuzimi me ventilatorët dhe kondicionerët bëhen shkaktar i kolikave abdominale. Po ashtu, negativish ndikojnë edhe ushqimet dhe pijet e ftohta, që krijojnë spazma në aparatin tretës me pasojë probleme për kolitin spastik. Nga ana tjetër, i nxehti tenton të ulë dhe ngadalësojë lëvizjen intestinale që ndikon në shfaqjen e problemeve me kolitin që karakterizohet me kapsllëk të alternuar me diarre. Po ashtu një nga faktorët kryesorë që ndikon në shfaqjen e problemeve është abuzimi me menynë. Gjatë stinës së nxehtë konsumohen ushqime të skuqura, me erëza, ushqime të nxehta, fast-foode dhe të pasura me kalori. Të gjitha këto ushqime ndikojnë në gjithë aparatin tretës, duke sjellë probleme dhe për kolitin. Përveç kësaj, disa fruta dhe perime, që janë tipike për stinën ndikojnë në acarimin e kolitit spastik, të tilla si: mollët, kumbullat, domatja, etj.

Simptomat e sëmundjes
-Dhimbje barku
-Kapsllëk ose diarre
-Fryrje e barkut
-Gurgullima të zorrëve
-Rëndimi në stomak
-Ndjenjën e rremë të defekimit
-Të përziera apo të vjella
-Ushqimet që nuk duhen konsumuar
-Ushqimet e skuqura
-Alkooli
-Qumështi
-Çokollata
-Lëngu i domates
-Kafeja
-Lëngjet e gazuara
-Lakrat
-Mollët
-Kumbullat
-Bizelet
-Fasulet
-Duhani

23. Sëmundjet e zorrëve
Produktet ushqimore paraqesin faktor të rëndësishëm në bartjen e sëmundjeve ngjitëse të zorrëve. Rëndësi më të madhe kanë produktet me prejardhje shtazore, që mund të paraqesin mjedis ideal jo vetëm për qëndrimin e agjentit, por edhe për shumimin e tij. Vera llogaritet si stinë në të cilën numri i sëmundjeve ngjitëse të zorrëve rritet. Nga ky grup i sëmundjeve më të shpeshta janë: enterokoliti akut (zemra), helmimi me ushqim, dizenteria, hepatiti virusal A, salmonelozat, etj. Sipas numrit të të infektuarve, sëmundjet e zorrëve zënë vendin e parë në rangimin e sëmundjeve infektive. Arsyet për shfaqjen e këtyre sëmundjeve mund të jenë të ndryshme, por në të shumtën e rasteve janë agensët infektivë si bakteret, viruset dhe parazitët. Megjithatë shkaqet e infektimit mund të jenë edhe kimike, nutritive, metabolike dhe psikogjene.K ëto sëmundje shfaqen gjatë gjithë vitit, por dukshëm më shpesh hasen në muajt e verës. Sëmundjet ngjitëse të zorrëve veçanërisht janë të shpeshta tek foshnjat dhe tek fëmijët e moshës parashkollore, duke përbërë mbi 60 për qind të sëmundjeve ngjitëse të zorrëve në përgjithësi. Sëmundje më e shpeshtë ngjitëse e zorrëve është enterokoliti akut, zemra që dominon ndaj sëmundjeve të tjera me gjithsej 70 për qind të rasteve. Sëmundjet ngjitëse të zorrëve përcillen nëpërmjet ujit, ushqimit dhe kontaktit të drejtpërdrejtë. Uji ka rol të rëndësishëm në shfaqjen dhe përcjelljen e sëmundjeve ngjitëse të zorrëve. Produktet ushqimore paraqesin faktor të rëndësishëm në bartjen e sëmundjeve ngjitëse të zorrëve. Rëndësi më të madhe kanë produktet me prejardhje shtazore, që mund të paraqesin mjedis ideal jo vetëm për qëndrimin e agjentit, por edhe për shumimin e tij. Mënyra e tretë e përcjelljes së sëmundjes ngjitëse të zorrëve është nëpërmjet kontaktit. Kjo mënyrë është shumë e shpeshtë dhe e pranishme dhe mund të shkaktohet nëpërmjet kontaktit direkt dhe indirekt.

24. Salmonela
Ditët e nxehta, paralajmërojnë shtimin e rasteve me sëmundjen e salmonelës. Shkaktarë është një mikrob që shumohet në temperatura të larta. Me termin salmonelozë përfshihen të gjitha infeksionet që shkaktohen nga bakteret e gjinisë së salmonelave, të cilat paraqesin forma klinike të ndryshme duke filluar me baktereminë, siç ndodh me ethen tifoide, paratifon dhe infeksione me lokalizime jashtë zorrës, si: në kocka, zemër deri në rastet kur infeksioni është i lokalizuar vetëm në tubin tretës, duke shkaktuar enterokolit. Këto janë sëmundje infektive, që shkaktohen nga bakteri i salmonelës. Salmonelat janë baktere gramë negative. Shumica e tyre ngordhin në temperaturën 55 gradë celsius për një orë, ndërsa në 60 gradë për 15-20 min. Por në disa raste ato mund t’u rezistojnë temperaturave të larta, sidomos kur janë në mjedise që përmbajnë proteina si: mishi, veza etj. Shumica e salmonelave ngordhin në pH acid. Salmonelat mbijetojnë në akull për një periudhë të gjatë kohe. Rreziku ekziston gjatë gjithë vitit, por në fakt probabiliteti për shfaqjen e kësaj sëmundjeje është gjatë stinës së verës, për shkak të faktit që ky bakter në temperatura të larta gjen terren të shumohet dhe përhapet më shpesh gjatë ditëve të nxehta, favorizuar kjo dhe nga mungesa e kushteve higjieno-sanitare. Veç këtij fakti, mungesa e higjienës në gatimin e ushqimeve, apo akulloreve, pijeve të ftohta, bën që kjo sëmundje të jetë mjaft e shpeshtë gjatë stinës së verës. Fakti që salmonela është një mikrob që mund të gjendet kudo, e bën të pamundur mbrojtjen komplet prej saj. Gjithsesi rekomandohet shmangia e kontaktit me persona të sëmurë, respektimi i një higjiene të mirë personale dhe larjes së shpeshtë të duarve. Kujdes duhet treguar në përgatitjen e ushqimeve si akulloret, vezët dhe mishi, që thamë që është terren i përshtatshëm për vendosjen e salmonelës. Gatimi duhet të bëhet në temperatura të larta. Rekomandohet gjithashtu trajtimi me kujdes i çdo episodi diarreik që zgjat në kohë, në mënyrë që të shmangen ndërlikimet e mundshme që mund të shfaqen.
Shenjat
-Diarre e ujshme
-Të vjella ose të përziera
-Dhimbje koke
-Dhimbje stomaku
-Këputje trupi
-Temperaturë
-Mungesë oreksi
-Dhimbje gjymtyrësh dhe muskujsh

25. Diarretë infektive
Diarretë infektive mund të hasen në çdo moshë. Rëndësia e tyre lidhet me rrezikun e dehidratimit që mund të ndodhë sidomos te fëmijët dhe të moshuarit. Ato mund të shfaqen në formë sporadike apo endemike. Diarretë infektive janë të lidhura pothuajse vetëm me çrregullimin e sekretimit dhe të thithjes. Ato më shpesh janë akute dhe më rrallë subakute dhe kronike. Sëmundje që shfaqet me dalje jashtë të shpeshta e si ujë, heqja e shpeshtë e barkut. Para një shekulli diarreja ka qenë sëmundja më e përhapur kryesisht tek të rriturit, kjo për shkak të keq ushqyerit dhe mënyrës së jetesës. Diarreja është sëmundje infektive që duhet kuruar medoemos. Diarreja shkaktohet nga bakteret, viruset dhe parazitët. Larja rregullisht e duarve parandalon diarrenë. Afro 2 milionë fëmijë në botë vdesin çdo vit nga diarreja. Varfëria, kushtet e këqija higjienike dhe uji i ndotur i përdorur për të pirë shikohen si shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundjeje. Por një studim i ri i kryer në Pakistan tregon se larja rregullisht e duarve pakëson rastet e vdekjes, madje edhe në situata të rënda. Në familjet ku larja e duarve kryhej rregullisht, rastet e diarresë u pakësuan 50 për qind. Studimi tregon se simptomat shfaqen si pasojë e pirjes së ujit të ndotur, apo keq ushqimit. Me gjithë këto kushte të vështira, në vetvete burim sëmundjesh, gjatë studimit u vu re se vetëm si rrjedhim i larjes rregullisht të duarve, rastet e diarresë u pakësuan dukshëm.
Simptomat
-Jashtëqitje të shpeshta për gjatë gjithë ditës
-Zverdhje të lëkurës në të gjithë trupin
-Ethe dhe në disa raste edhe temperaturë
-Jashtëqitja në të gjitha rastet është në trajtën e ujit.

26. Hepatiti A
Stina e nxehtë shton riskun për shfaqjen e hepatitit A. Kjo për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kushteve higjieno-sanitare që janë më të theksuara gjatë stinës së verës. Mënyra më e shpeshtë e transmetimit është nëpërmjet ujit të pijshëm, prandaj sëmundja merr lehtë përmasat e epidemisë. Hepatiti A është një infeksion viral sistemik që prek kryesisht mëlçinë, duke shkaktuar dëmtime inflamatore dhe shkaktohet nga virusi i hepatitit A. Grimca virale e ruan aftësinë infektuese në temperatura mbi 60 gradë për një kohë të gjatë në gjak, si dhe është mjaft rezistentë ndaj klorinimit. Në fakt ky lloj hepatiti mund të jetë i pranishëm gjatë gjithë vitit, por gjatë verës shtohet incidenca për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kushteve higjieno-sanitare etj., që janë shkaktarët e shfaqjes së kësaj sëmundjeje. I vetmi burim infeksioni është njeriu i sëmurë, i cili eliminon virusin në mjedisin e jashtëm me materialet fekale. Rruga kryesore e transmetimit është ajo fekalo-orale dhe favorizohet nga kushtet e këqija higjieno-sanitare. Përhapja kryhet kryesisht nëpërmjet ujit të infektuar nga fekalet, por edhe nga përdorimi i perimeve, zarzavateve që nuk i nënshtrohen përpunimit termik ose që nuk pastrohen mirë si dhe nga akulloret ose ushqimet e përgatitura me ujë të pazier ose me ujë të ndotur. Sëmundja ka një periudhë inkubacioni 15-50 ditë, e cila është dhe periudha preikterike. Në kushtet e vendit tonë, është e domosdoshme zierja e ujit të pijshëm dhe përdorimi sa më pak i ushqimeve që shiten në rrugë ose në kushte higjieno-sanitare jo të rregullta. Po ashtu është e domosdoshme të tregohet kujdes në konsumimin e akulloreve gjatë stinës së verës, që mund të prodhohen apo ruhen në kushte jo të përshtatshme higjienike. Përdoret dhe imunoprofileksia aktive, vaksina kundër hepatit A që i nënshtrohen personat e rrezikuar ata që nuk kanë kaluar hepatitin A, që janë në zona endemike dhe që kanë pasur kontakt me të sëmurë me hepatit A.
-Shenjat
-Dobësi dhe këputje trupore
-Të përziera dhe të vjella
-Dhimbje barku në zonën e mëlçisë
-Temperaturë
-Diarre;
-Feçe në ngjyrë të bardhë
-Urinë e errët
-Zverdhje e lëkurës
Dhimbje kyçesh etj

27. Hepatitit kronik
Hepatititi kronik është një pezmatim i mëlçisë. Në rastet e hepatitit kronik, pezmatimi i mëlçisë vazhdon për gjashtë muaj. Këto inflamime mund të jenë të lehta, por në disa raste ato mund ta shkatërrojnë mëlçinë. Ato mund të bëhen shkak edhe për cirrozën në mëlçi. Viruset që shkaktojnë hepatit kronik japin edhe format e shfaqjes së tij, si Hepatit B dhe C, Hepatit D, Hepatit A. Hepatiti C është infeksion viral i mëlçisë i padallueshëm klinikisht nga hepatiti B, por shkaktohet nga një virus i vetëm RNA. Lënda ngjitëse gjendet në gjakun e pacientit të infektuar. Ajo përhapet kur gjaku i infektuar futet në kanalet e gjakut të një njeriu tjetër. Hepatiti A është sëmundje e lehtë, që kalon në më të shumtën e rasteve në mënyrë inaparente. Shërohet pa asnjë lloj problemi. Shumë rrallë mund të shkaktojë komplikacione tek foshnjat dhe fëmijët. Hepatiti B është një sëmundje ngjitëse që prek mëlçinë. Ai shkaktohet nga nja mikroorganizëm i quajtur virus i hepatitit B, që transmetohet nëpërmjet gjakut dhe raporteve seksuale. Në fakt virusi është prezent në gjak dhe në të tjera lëngje biologjike, në mënyrë të veçantë në spermë dhe në sekrecionet vaginale të personave të sëmurë ose mbartës kronikë. Këta persona edhe në mungesë të sëmundjes, përmbajnë agjentin infektiv dhe mund t’ua transmetojnë personave të tjerë.
Simptomat
-Dhembje barku
-Ethe
-Lodhje ose molisje
-Humbje oreksi
-Ndjenjën e vjelljes
-Zverdhjen dhe urinën e errët

28. Myku në lëkurë
Stina e nxehtë shton problemet e sëmundjeve mykotike të lëkurës. Për mjekët, “faji” është i klimës së nxehtë dhe të lagësht, që përbën një faktor risku për marrjen e infeksionit. Njihet fakti që klima e nxehtë dhe e lagësht përbën një faktor risku për marrjen e infeksionit. Përveç kësaj, plazhi dhe pishinat ndikojnë në shfaqjen e formave të caktuara të mykut të lëkurës. Në përgjithësi sëmundjet mykotike prekin gati njëlloj të gjithë ata që ekspozohen ndaj faktorëve shpërthyes. Preken të dy sekset, por më tepër seksi mashkull sesa femër. Kjo shpjegohet me faktin se këto të fundit janë më pak të ekspozuara ndaj ambienteve që favorizojnë këto infeksione, si p.sh., aktivitetet sportive, higjiena jo e përsosur, mënyra e veshjes etj. Për sa i përket moshës, sëmundjet mykotike të lëkurës takohen më tepër tek të rriturit e më pak te fëmijët. Faktorët predispozues për shfaqjen e sëmundjes mund t’i klasifikojmë në të jashtëm dhe në të brendshëm. Ndër faktorë të jashtëm mund të përmendim: përdorimi i rrobave të përbashkëta, si këpucë, pantofla, kapele, rroba sintetike të ngushta, këpucë plastike, të cilat krijojnë mikroklimë të disfavorshme dhe e bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj infeksionit. Ndër faktorë të brendshëm, më kryesori është mosha, pasi vihet re se prevalenca e këtyre sëmundjeve rritet me rritjen e moshës. Faktorë të tjerë të brendshëm janë dhe disa sëmundje: diabeti, mbipesha, pacientët që trajtohen me kortizonikë imunosupresore (për sëmundje të tjera).
Mjekimi
Mjekimi medikamentoz duhet të realizohet vetëm nga mjeku specialist dermatolog që në shfaqjen e shqetësimeve të para, në mënyrë që të parandalohen shfaqja dhe mbivendosja e infeksioneve dytësore
Në format e lehta mund të përdorim vetëm mjekimet lokale, ndërsa në format e avancuara është i këshillueshëm mjekimi sistematik për dy javë i shoqëruar me mjekime lokale
Është i këshillueshëm që mjekimi lokal të vazhdojë 1-2 muaj për të parandaluar përsëritjen
Gjithashtu rekomandohet që dhe pas trajtimit, për larje të përdoren shampo dhe detergjent që përmbajnë antimykotikë

29. Ekzema
Ekzema është pezmatim i lëkurës që shkakton puçrra të kuqe në lëkurë, e bën lëkurën të thatë dhe me luspa që zakonisht shkaktojnë kruajtje të madhe. Më të prekur prej saj janë fëmijët. Në lëkurën e pigmentuar, pezmatimi paraqitet me ngjyrë si më të purpurt ose ngjyrë kafe dhe lëkura e vrazhdë mundë të jetë si një karakteristikë dominuese. Puçrrat mund të pikojnë dhe lëkura mund të formojë kore. Ekzema ka tendencë zhvillimi te fëmijët e moshës pas 2-4 mujore. Te shumë fëmijë ekzema përmirësohet me rritjen e moshës. Edhe pse nuk i dihet shkaktari, zakonisht këtë ekzemë e lidhin me sëmundjet alergjike (atopike) të astmës dhe alergjisë “hay fever”. Ekzema atopike (alergjike) paraqitet te foshnjat. Shpesh shfaqet së pari në faqe të cilat nisen të pezmatohen dhe të thahen. Lëkura mund të jetë e skuqur ose në lëkurën e pigmentuar paraqiten hije të purpurta, ngjyrë kafe ose bile edhe të bardhë. Mund të zhvillohet në ballë dhe lëkurë të kokës. Krahas me rritjen e foshnjës, ekzema ka tendencë zhvillimi në trup, dhe në duar nga ana e përparme e bërrylave dhe në këmbë prapa gjunjëve. Gjithashtu mund të paraqitet edhe rreth nyjeve të dorës dhe të këmbës. Në fëmijëri të mëvonshme ekzema zakonisht më rrallë paraqitet në fytyrë, por puçrrat mund të paraqiten prapa veshëve dhe rreth syve. Ekziston një shoqërim mes ekzemës dhe konditave të tjera alergjike, por në shumicën e rasteve nuk është gjetur ndonjë alergji e dukshme ndaj çfarëdo substance që mund ta shkaktojë ekzemën.

Simptomat
-Kruajtje në lëkurë
-Lëkurë e skuqur
-Flluska të vogla në lëkurë
-Njolla të mbuluara me shtresa lëkurë
-Lëkura është e thatë

30. Kallot e këmbëve
Ecjet me orar të zgjatur, që qëndrojnë për një kohë të gjatë në këpucë të mbyllura, krijojnë edhe shqetësime. Këto situata mund të shfaqin probleme me këmbët, sidomos me gishtat e këmbëve. Prandaj, duhet treguar kujdes i vazhdueshëm për to, sepse ndërlikimet mund të shkojnë deri aty sa të jetë i nevojshëm trajtimi mjekësor, si dhe ndërhyrja kirurgjikale në raste të veçanta. Specialistët rekomandojnë një trajtim dy herë në ditë më ujë të ngrohtë, për të stimuluar qarkullimin e lirshëm të gjakut dhe qetësimin e muskujve të këmbës. Edhe masazhet janë të këshillueshme për trajtimin e këmbëve, qoftë edhe vetë në kushtet e shtëpisë me një krem të zakonshëm hidratues, duke e shpërndarë atë në të gjithë gjatësinë e këmbëve, pa përjashtuar edhe putrat. Çdo stinë sjell shqetësimet tipike për këmbët. Jo vetëm stina e vjeshtës dhe e dimrit ku jemi “të detyruar” të mbajmë këpucë të mbyllura, por edhe stina e verës, dhe sidomos periudha e plazhit mund të krijojë probleme. Të gjithë do të dëshironin këmbë të bukura, supersensuale me një lëkurë tejet të ndritshme. Megjithatë, sipas specialistëve kremrat, cilat do qofshin nuk e kanë efektin e dëshiruar, nëse nuk shoqërohen me trajtime speciale. Pastaj duhen edhe ushtrime fizike. Duhen hequr pastaj edhe ca ushqime që cilësohen si armiku më i madh i lëkurës së lëmuar. Por edhe nëse i bën të gjitha këto celuliti nuk mund të ikë vërtet. Për fat të keq asnjëherë plotësisht. Mund të zbutet efekti “lëkurë portokalli”, mund të mos shquhet nga larg, mund edhe të bëhet gati i padukshëm dhe të vihet re vetëm nëse lëkura shtrëngohet me dorë.

Google+ Followers